Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qefalija: Gratë e Gazës dhe të Iranit janë viktima, vritesh veç pse s’e ke kokën të mbuluar (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2025 21:34

Edlira Qefalija sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova është shprehur se gratë e Gazës dhe të Iranit veç janë viktima të sistemit të tyre.

Ajo u shpreh se ato nuk e kanë të drejtën ta shprehin veten dhe se vriten vetëm se nuk e kanë kokën e mbuluar.

“Gratë e Gazës dhe gratë e Iranit nëse duam t’i bëjmë në një vend veç janë viktima, gratë në Iran nuk kanë absolutisht asnjë të drejtë të shprehin vetveten e tyre, se si ne e kemi. Viktima të sistemit të tyre, atë desha të them”.

“Vritesh vetëm pse nuk e ke kokën të mbuluar, burgosesh, maltretohesh e gjithçka tjetër, këtu fillon viktimizimi i femrës në një sistem totalitar, i cili shtyhet shumë edhe nga çështja e fesë”, është shprehur ajo./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.