23:54, 7 Korrik 2020

Për dallim prej rreth dy orëve më herët komuna e Fushë Kosovës tani është më e qetë.

Qytetarët në këtë komunë nuk po i zbatojnë sa duhet masat anti-Covid për tu mbrojtur nga përhapja e mëtutjshme e virusit.

Në Fushë Kosovë janë 141 të infektuar, 66 nga ata janë shëruar, kurse janë 75 raste aktive.

Lidhur me situatën detaje ka dhënë zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli.

Topalli në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova tha se qytetarët nuk i kanë respektuar sa duhet masat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ai theksoi se nëse vazhdon ecuria e tillë e rasteve do të jenë të detyruar të kufizojnë lirinë e lëvizjes.

“Në komunën e Fushë Kosovës i kemi 141 të infektuar, 66 të shëruar dhe raste aktive. Që nga përhapja e pandemisë jemi munduar që përpos rekomandimeve jemi munduar që të veprojmë edhe kontretisht me veprimet e qeverisë”.

“Ne shprehim keqardhje që një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i kanë respektuar masat e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Dëshmi është dalja masive dhe frekuentimi i qytetarëve. Nëse do të kemi shumë raste ne do të duhet që ta kufizojnë lirinë e lëvizjes. Komuna e Fushë Kosovës po inspekton edhe bizneset që nuk po i respektojnë masat e qeverisë për ndalimin e ofrimit të shërbimeve të gastronomisë nga ora 21:00 dhe deri në ora 05:00”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë