Qalaj pyet Bajqinovcin: A të kujtohet sa intervenimin e ke bërë për dikë tëndin? NULL NULL 02.06.2023 19:26 02.06.2023 19:26 Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, e ka pyetur deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, se a i kujtohet kur ky i fundit ka bërë intervenime për dikë të vetin. Sipas Qalajt, Bajqinovci ka intervenuar për një familjar të tij të quajtur Avni, njofton Klan Kosova. “A të kujtohet Mefail sa intervenimet i ke bërë me taku dikë të PDK-së me ta pritur dikë tendin?. “A të kujtohet?. Mua më kë dërguar vetë, a e din?. Te zoti Kadri Veseli për ta pranuar një familjar tëndin për diçka. A po do me emër?. Më ke dërguar te Kadri Veseli ta kontaktojë për ta pranuar Avniun tënd që është në Nju-Jork”. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar deputeti Bajqinovci. “Unë po them që këta e kanë stil këtë. Unë ju siguroj se kjo është e pavërtetë”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë