Putini takohet nesër me Erdoganin dhe presidentin kinez NULL NULL 02.07.2024 19:09 02.07.2024 19:09 Vladimir Putin. Foto: Reuters Presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet nesër me homologun e tij turk Rexhep Tayyip Erdogan, dhe atë të Kinës – Xi Jinping. Kjo pritet të realizohet gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Putini u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv. SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001. Anëtarët e tjerë të plotë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori Malaj: Kadare mision jetësor e pati Kosovën, loboi edhe në Rambuje 23 minuta më parë
Kosova Osmani i dërgon letër Bidenit, falënderon liderët amerikanë që qëndruan me Kosovën 46 minuta më parë