Putini takohet me Dodikun në Shën Petersburg NULL NULL 18.06.2022 10:28 18.06.2022 10:28 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar këtë të shtunë me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik. Të dy folën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg. Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Bosnja nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë në mes të operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë. “Ne nuk donim t’i bashkoheshim sanksioneve dhe jemi mirënjohës për vëmendjen tuaj – faleminderit që bëtë të mundur ruajtjen e çmimit të gazit në kushtet e mëparshme”, ka thënë Dodik. Ndërkaq, presidenti rus tha se shpreson që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen pavarësisht vështirësive aktuale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 3 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 6 minuta më parë