Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putini jep shifrat marramendëse të rusëve që ai ka dërguar të vdesin

NULL NULL
19.09.2023 22:51

Vladimir Putin ka bërë kërkesë për pothuajse një çerek milioni certifikata për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë.

Rreth 230 mijë certifikata janë prodhuar për familjet e ushtarëve të vdekur, sipas një tenderi nga qeveria ruse, raporton media “Verstka”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo tregon më së afërti numrin e ushtarëve rusë që janë vrarë, pasi Kremlini pranon publikisht vetëm vdekjen e 6 mijë ushtarëve.

Certifikatat u shpërndahen të vejave dhe fëmijëve të ushtarëve.

757 mijë e 305 certifikata të tjera u kërkuan për veteranët e mbijetuar të luftës, duke e vendosur shifrën totale të ushtarëve rusë të dislokuar në afro një milion, shkruan “Metro”.

“Numrat mund të tregojnë në mënyrë indirekte shkallën e përafërt të grupit rus që merr pjesë në beteja dhe humbje”, tha Verstka.

Ukraina pretendon se më shumë se 270 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë.

Dy media të pavarura kanë kryer kërkime të thella dhe kanë gjetur se numri i burrave që kanë vdekur në konflikt është në fakt rreth 50 mijë.

Sipas ekspertëve që analizojnë të dhënat, zyrtarët e Kremlinit janë përpjekur vazhdimisht të “fshehin pa sukses” numrin e vdekjeve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.