Putini e shpërblen aktorin e Hollivudit me dekoratë shtetërore NULL NULL 27.02.2023 17:42 27.02.2023 17:42 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhënë një çmim shtetëror aktorit të Hollivudit, Steven Seagal, tregoi një dekret rus. Ai tha se ylli 70-vjeçar i zhanrit aksion i është dhënë “Urdhri i Miqësisë së Rusisë” për punën e tij ndërkombëtare humanitare dhe kulturore, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Dekreti përmendte punën e Seagal si përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme për lidhjet humanitare me ShBA-në dhe Japoninë. Në vitin 2021, aktori amerikan thuhet se iu bashkua një partie pro-Kremlinit dhe verën e kaluar ai vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore për t’u takuar me një udhëheqës separatist të mbështetur nga Rusia. Ukraina e ndaloi Seagalin të hynte në vend në vitin 2017 për pesë vjet për arsye të sigurisë kombëtare. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Seagal. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.