Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin thotë se aleatët e Ukrainës duan ta dobësojnë Rusinë

NULL NULL
18.03.2025 15:45
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin. Reuters.

Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre që të mos llogarisin në rivendosjen e tregtisë plotësisht të lirë ose lëvizjes së kapitalit edhe nëse sanksionet ndaj Rusisë lehtësohen.

Presidenti rus gjithashtu ka akuzuar aleatët e Ukrainës se duan të “dobësojnë” Rusinë, raporton Sky News.

“Konkurrentët tanë gjithmonë do të duan të na dobësojnë. Edhe nëse njëra palë do heqë ose lehtësojë diçka, një metodë tjetër për të shkaktuar probleme për ne do të gjendet menjëherë”, ka thënë Putin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.