Putin: ShBA-ja dhe Rusia kanë filluar t’i përafrojnë qëndrimet falë Trumpit NULL NULL 27.06.2025 17:11 27.06.2025 17:11 Putin gjate konferences sot ne Minsk. Foto: Reuters Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se falë homologut të tij amerikan, Donald Trump, të dyja shtetet që këta drejtojnë kanë filluar t’i përafrojnë qëndrimet. Duke folur për gazetarët në Minsk, ai gjithashtu thotë se Rusia planifikon të ulë shpenzimet ushtarake në planin afatgjatë, sipas mediave shtetërore ruse. Putini theksoi se Rusia po përballet me presione buxhetore për shkak të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes, të cilat kanë nxitur inflacionin. “Moska është gjithashtu gati të zhvillojë një raund të ri negociatash paqeje me Ukrainën”, tha ai. Ato mund të zhvillohen potencialisht në Stamboll, Turqi, megjithëse koha dhe vendi ende nuk janë rënë dakord. Kreu i shtetit rus shton se Moska është gati të kthejë trupat e 3,000 ushtarëve të tjerë ukrainas. Në negociatat në Stamboll më 2 qershor, Ukraina dhe Rusia ranë dakord të shkëmbejnë gjithsej 12,000 trupa të ushtarëve të rënë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, por i ndala (VIDEO) 3 minuta më parë
Lajme Gjykata Supreme e ShBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve federalë për të bllokuar urdhrat dhe politikat e Trumpit 8 minuta më parë