Putin: Rusia duhet të përdorë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rajoneve të pushtuara ukrainase NULL NULL 30.06.2025 18:02 30.06.2025 18:02 Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për përfitimet që Rusia mund të shohë në të ardhmen, siç ka thënë, falë kontrollit të saj mbi katër rajone ukrainase. Bëhet fjalë për rajonet qendrore dhe jugore të Ukrainës: Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në vitin 2022. Duke folur në një takim lidhur me zhvillimin social dhe ekonomik të “territoreve të reja”, Putin tha se “po bëhet një punë e qetë dhe metodike në të gjitha fushat”, raporton Sky News. Ai tha se Rusia duhet “ta zhbllokojë dhe ta realizojë plotësisht këtë potencial të jashtëzakonshëm” i cili do të sigurojë një “ringjallje dhe rritje të fuqishme ekonomike” “Ne kemi të gjitha burimet dhe mundësitë e nevojshme për ta arritur këtë”, është shprehur Putin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Pesë muaj të paralizuar për arbitraritetin e dikujt që s’e ka rezultatin zgjedhor që ka pritur (VIDEO) 9 minuta më parë
Lajme Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë 33 minuta më parë
Kosova Organizimi i infermierëve: Kush vonohet për licencim, paguan më shumë (VIDEO) 46 minuta më parë