Putin: Plani i paqes i propozuar nga Kina mund të jetë baza për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë NULL NULL 21.03.2023 20:35 21.03.2023 20:35 Plani i paqes i Kinës për Ukrainën mund të përdoret si bazë për t’i dhënë fund luftës, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Udhëheqësi rus u takua me presidentin kinez Xi Jinping të martën në Moskë për të diskutuar konfliktin dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Putin tha se nisma e paqes mund të paraqitet “kur Perëndimi dhe Kievi të jenë gati”. Plani i Kinës, i publikuar muajin e kaluar, nuk kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina. Duke renditur 12 pika, ai bën thirrje për bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar. Ukraina ka insistuar që Rusia të tërhiqet nga territori i saj, si kusht për çdo bisedim, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pos kësaj, në takimin me Putin, Jinping ka bërë thirrje për “bisedime paqeje” dhe “dialog të përgjegjshëm” mbi Ukrainën në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij rus. Por, ai gjithashtu kritikoi sanksionet, fajësoi zgjerimin e NATO-s për konfliktin dhe nuk bëri asnjë ofertë për të tërhequr forcat pushtuese. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 12/04/2023