Putin ofron trajnim për ushtarët e huaj në Rusi NULL NULL 15.08.2022 23:59 15.08.2022 23:59 Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska ishte e gatshme të armatoste aleatët e saj në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine. Duke folur në ekspozitën vjetore ushtarake të Rusisë, ai theksoi gjithashtu avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në vendin e tij dhe kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. “Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024