Putin: Forcat ruse po veprojnë me guxim dhe efikasitet NULL NULL 12.04.2022 11:20 12.04.2022 11:20 Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se forcat e tij janë duke vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, për luftën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Tass. Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. “Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike,” tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë. “Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas,” tha ai duke iu referuar një zone në Ukrainën lindore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 3 orë më parë