Putin do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane NULL NULL 20.03.2023 00:07 20.03.2023 00:07 Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane. Kështu deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Bushmann. Bushmann tha për “Bild am Sonntag” se Gjermania do ta dorëzojë Putinin tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke ekzekutuar udhër-arrestin. “Pres që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë t’i drejtohet shpejt Interpolit si dhe shteteve kontraktuese dhe t’u kërkojë atyre ta zbatojnë atë urdhër”, tha ministri gjerman i Drejtësisë. Lidhur me këtë ka folur edhe kancelari Olaf Scholz. Ai tha se me këtë vërtetohet se askush s’është mbi ligjin. Të premten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest ndaj kreut të shtetit rus. ICC, e ka akuzuar atë për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe popullsisë nga nga territoret e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023