Putin arrin në Krime në 9 vjetorin e aneksimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin arrin në Krime në 9 vjetorin e aneksimit

NULL NULL
18.03.2023 17:55
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur në qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol, të shtunën për nëntë-vjetorin e aneksimit të shpallur nga Rusia të gadishullit.

Në Krime, Putin pritet të marrë pjesë në hapjen e një monumenti kulturor-historik, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kujtojmë në vitin 2014, mijëra trupa rusishtfolëse – të quajtur “burra të vegjël të gjelbër” dhe më vonë të pranuar nga Moska si ushtarë rusë – u grumbulluan në gadishullin e Krimesë. Brenda pak ditësh, Rusia përfundoi aneksimin e saj në një referendum që u kritikua nga Ukraina dhe shumica e botës si i paligjshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të rimarrë Krimenë nga Rusia, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk është një qëllim, është toka jonë. Krimea është deti dhe malet tona. Na jepni armët tuaja dhe ne do të rifitojmë (atë që është) tonat”, kishte thënë Zelensky në janar kur u pyet gjatë një paneli në forumin e Davos nëse ai synon të rimarrë Krimenë.