Puthjet i bëjnë mirë shëndetit NULL NULL 24.10.2024 19:33 24.10.2024 19:33 Foto ilustruese E dinit se të puthësh, përveçse është një gjest i këndshëm, i bën mirë shëndetit? Më poshtë gjeni dhjetë përfitimet e puthjes, që ndoshta nuk i njihnit. PUTHJA TË BËN TË HUMBASËSH PESHË Jo, nuk po ëndërroni: të puthësh të ndihmon të humbasësh peshë. Një puthje e cila zgjat një minutë ju ndihmon të digjni afërsisht 10 kalori. PUTHJA SHËRON DHIMBJEN E KOKËS DHE DHIMBJET MENSTRUALE Falë efektit analgjetik, puthja është në gjendje të kryejë një veprim qetësues mbi dhimbjen e kokës dhe menstruacioneve. PUTHJA RRIT VETËVLERËSIMIN Puthja ndihmon në rritjen e nivelit të vetëvlerësimit, gjë e cila nuk duhet nënvlerësuar pasi ndihmon në të gjitha aspektet e jetës. PUTHJA NDIHMON NË PARANDALIMIN E KARIESIT Kalimi i pështymës rritet ndjeshëm gjatë puthjes dhe ndihmon në eliminimin progresiv të pllakave në dhëmbë, e cila është një ndër shkaqet kryesore të fillimit të kariesit. PUTHJA ËSHTË NJË ANTI-RRUDHË E PËRKRYER A e dinit se gjatë puthjes aktivizohen 29 muskuj të ndryshëm të fytyrës? Kjo është arsyeja pse puthja konsiderohet një anti-rrudhë natyrale, e cila ju ndihmon të ndiheni të rinj, tonifikon lëkurën e fytyrës dhe vepron si një krem anti-rrudhë ekonomik. BËN MIRË PËR ZEMRËN Puthja ndihmon në sistemin kardiovaskular. Kur putheni zemra fillon aktivitetin duke pompuar më shumë gjak, kjo është një gjimnastikë e mirë për muskujt tanë, duke na mbajtur të rinj dhe në formë. REDUKTON STRESIN Puthja stimulon prodhimin e dopaminës, hormoni i lumturisë si dhe serotonin dhe oksitocinën, të cilat stimulojnë kënaqësinë dhe të ulin në të njëjtën kohë nivelin e kortizolit, hormonin e stresit. PËRMIRËSON GJUMIN Duke qenë një anti-stres natyral, puthja ka një impakt pozitiv edhe gjatë gjumit. Kështu, puthjet e gjata dhe intensive do të jenë të barabarta me orë të pafundme në krahët të Morfeos. E PUTHURA RRIT MBROJTJEN E IMUNITETI Shkëmbimi i pështymës që ndodh normalisht gjatë puthjeve është benefit shumë i mirë për sistemin tonë imunitar: pështyma përmban baktere, në kundërshtim me çfarë keni menduar, kanë aktivizuar sistemin mbrojtës duke e forcuar atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 22/06/2025