Pushuesi që dyshohet se humbi jetën në plazhin e Durrësit është rreth 50-vjeçar NULL NULL 29.06.2025 16:30 29.06.2025 16:30 Personi që dyshohet se ka humbur jetën në plazhin e Durrësit është i moshës rreth 50-vjeçare. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se paraprakisht dyshohet se ai është mbytur në det, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.