Pushtetarët e përjetojnë "Darkën e errët" (VIDEO)

Pushtetarët e përjetojnë “Darkën e errët” (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Për nder të Personve me Aftësi të Kufizuara, është organizuar një darkë nga organizata “You Can Do” e quajtur “Darka e Errët” .

Të ftuarit janë shoqëruar nga personat e verbër. Mirëpo gjithë këtë darkë një përfaqësues i kësaj kategorie po e quan improvizim, njofton Klan Kosova.

“Darka e errët është improvizim sepse nuk mund të themi se është e errët për arsye të mungesave të akomodimit të neve si staf që jemi kryesisht persona të verbër”, ka thënë Betim Bregovina.

E kënaqur më punën që kryen kjo kategoriështë Arta Domi, kryeshefja ekzekutive e “Trafikut Urban”.

“Në ‘Trafikun Urban’ kemi staf me persona të tillë, të cilët e përfundojnë punën me shumë përgjegjësi dhe ndikojnë në kualitetin e mirëfilltë, dhe jemi të nderuar që i kemi ata dhe do të doja që ndërmarrjet tjera që t’i japin mundësi t’i punësojnë personat e tillë, të cilët mund të kontribuojnë shumë”.

I lumtur më përfshirjen e kësaj kategorie në shoqëri është edhe profesori Fadil Maloku. Megjithatë Maloku kërkon largimin e gjitha paragjykimeve drejtuar kësaj kategorie.

Kronikë nga Erlbina Okrashtica.