Pushohet nga puna kryeredaktorja gjermane që publikoi intervistën artificiale me Schumacher - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushohet nga puna kryeredaktorja gjermane që publikoi intervistën artificiale me Schumacher

NULL NULL
23.04.2023 20:13
Michael Schummaher

Kryeredaktorja e tabloidit gjerman ‘Die Aktuelle’ u pushua nga puna pasi publikoi një “intervistë” të krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Grupi mediatik Funke, i cili boton revistën, njoftoi shkarkimin e Anne Hoffmann dhe i kërkoi falje familjes Schumacher të premten, përcjell klankosova.tv.

“Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk korrespondon me standardet e gazetarisë që ne – dhe lexuesit tanë – presim nga një botues si Funke”, tha Bianca Pohlmann, drejtoreshë menaxhuese e revistave Funke.

Kryeredaktorja e ‘Die Aktuelle’ Anne Hoffmann do të hiqet nga detyrat e saj me efekt të menjëhershëm, thuhet më tej.