Punonjësit shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë grevë NULL NULL 25.02.2024 22:05 25.02.2024 22:05 Foto ilustruese Protestë në kohë pauze, mbyllje të objekteve të kujdesit shëndetësorë për disa orë gjatë ditës ose grevë të përgjithshme. Njërën prej këtyre varianteve do të zgjedhin punonjësit shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut nëse nuk ka rritje të pagave. Koordinatori Nacional për Shëndetësi, Bobi Bojçevski paralajmëroi takime koordinative për javët në vijim, ku edhe do të vendoset se cilin opsion do të zgjedhin. “Nga njëra anë kemi deklaratë nga ministri se nuk do të ketë rritje, nga ana tjetër, nga zëvendësministri, që punojnë në të njejtën ministri, kanë zyrat ballë përballë, thotë se do të ketë rritje lineare për të gjithë punonjësit në sektorin shëndetësor. Rritje prej higjienistit deri te mjeku. Nëse nuk ka rritje lineare, siç tha vetë zëvendësministrja, ne me trupin koordinativ kemi tre opcione, protestë në pauzë, mbyllje të klinikave dhe grevë të përgjithshme”, është shprehur ai. Përveç rritjes së pagave, sindikalistët kërkojnë edhe rregullim të statusit të punonjësve me kontrata në vepër. Sindikalistët thonë se ky problem është i pranishëm një kohë më të gjatë dhe ka punonjës që punojnë deri në 13 vjet dhe nuk e kanë të rregulluar statusin./Alsat.m *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.