Punonjësi vdiq nga stresi në punë, gjykata i kërkon kompanisë dëmshpërblim NULL NULL 12.11.2019 10:36 12.11.2019 10:36 Angazhimi në punë si dhe stresi që akumulon mund të jetë vdekjeprurës. Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë i kërkoi dëmshpërblim një kompanie pas rastit të vdekjes së një 52 vjeçari nga një arrest kardiak ku shkak mendohet të jetë një aksident në punë. Gjykata i kërkoi kompanisë të paguajë një shifër prej 160,000 eurosh si dëmshpërblim familjarëve të tij, bashkëshortes dhe djalit, shkruan oranews, transmeton Klan Kosova. 52 vjeçari punonte si një shpërndarës në një kompani ku në 2011 ai pësoi arrestin kardiak. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.