Punoni nga shtëpia?! Atëherë konsumoni këto tri ushqime të thjeshta për një dietë të shëndetshme

Punoni nga shtëpia?! Atëherë konsumoni këto tri ushqime të thjeshta për një dietë të shëndetshme

NULL NULL
3 weeks më parë

Shumica prej jush që keni punuar nga shtëpia në mes të pandemisë, shpesh e keni të vështirë të kontrolloni dhimbjet e urisë së papritur ose dëshirën për të vazhduar të gëlltisni diçka vazhdimisht.

Në fund përfundoni duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, të cilat mund të çojnë në shtim në peshë ose çështje të tjera të tretjes.

Për të shmangur këtë, nutricionistja indiane, Rujuta Diwekar, rekomandon që ju të cilët punoni nga shtëpia të hani këto tri ushqime thelbësore, shkruan Indianexpress, përcjell Klankosova.tv

Këto tre ushqime nuk janë vetëm të shijshme, por edhe lehtësisht të arritshme dhe të përballueshme:

* Sigurohuni që të përfshini një frut të freskët në dietën tuaj, atë që është sezonale dhe rritet në rajonin tuaj. Do t’ju japë prebiotik, fibra (të cilat do ta bëjnë tretjen më të lehtë) dhe gjithashtu antioksidantë.

*Përfshini një grusht arra në dietën tuaj për t’u kujdesur për densitetin tuaj kockor-mineral.

*Konsumoni Ghee, ajo ka acide yndyrore të cilët mund të ndihmojnë në zbutjen e tretjes dhe të risjellin sinjalin e ngopjes. Ajo gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e tendosjes së syve.