Punohet në reformimin e arsimit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punohet në reformimin e arsimit

NULL NULL
20/05/2015

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë debatit publik për projektligjin e arsimin e lartë dhe atë për profesionet e rregulluara që i cili ka vazhduar sot në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren tha se me projektligjin për arsimin e lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë.

“Kemi nevojë për një ligj, i cili do të sigurojë standarde të cilësisë në arsimin e lartë, të definimit të autonomisë akademike dhe financiare të universiteteve, të bazuar në një proces të plotë të decentralizimit dhe bartje të vendimmarrjes tek njësitë sa më të vogla akademike”, tha ai.

Ky projektligj, sipas Bajramit, vendosë standarde të larta për ato institucione që do të gëzojnë statusin e universitetit, ndërsa është forcuar roli i Senatit, të cilit organ i janë dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike, ndërsa rektori do të jetë po ashtu produkt akademik.