Punimet nesër lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punimet nesër lënë pa ujë disa lagje të Prishtinës

NULL NULL
13/04/2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes  “Mati”, zonës qendër, Komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, se nesër duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, gjithsej 5 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ujësjellësi i kryeqytetit bën me dije se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen “Matiqan” që do të realizohen nga ekipet teknike të ujësjellësit të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, transmeton Klan Kosova.