Punimet bllokojnë për dy muaj dy rrugë të kryeqytetit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punimet bllokojnë për dy muaj dy rrugë të kryeqytetit

NULL NULL
19/03/2018

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” të Prishtinës do të bllokohen për dy muaj.

Deri te bllokimi i këtyre rrugëve do të vie pasiqë nga sot do të nis realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këto rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.