Punimet bllokojnë dy rrugë të kryeqytetit për 60 ditë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punimet bllokojnë dy rrugë të kryeqytetit për 60 ditë

NULL NULL
16/03/2018

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e hëna do të bllokohen rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” në kryeqytet

Siç bën të ditur kjo komunë, bllokimi i këtyre rrugëve do të bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në të dyja  rrugët si dhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Rrugët do të jenë të hapura për qarkullim, pas 60 ditësh, kur edhe është planifikuar përfundimi i punimeve atje, transmeton Klan Kosova.