Punëtorët teknikë të shkollës “Ali Kelmendi" në Vushtrri mbeten në korridorin e shkollës (VIDEO)

Punëtorët teknikë të shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri mbeten në korridorin e shkollës (VIDEO)

NULL NULL
nga Rejhane Selimi 2 muaj më parë

Punëtorët teknikë të shkollës fillore “Ali Kelmendi “ në Komunën e Vushtrrisë kanë mbetur pa një vendqëndrim.

Atyre po u duhet të qëndrojnë në korridorin e shkollës, ku edhe kanë ndezur një stufë, ngase vendin ku qëndronin drejtori i shkollës e shndërroi në klasë.

Katër punëtorët teknikë të kësaj shkolle po ankohen se nuk kanë kushte për të punuar, derisa atyre iu premtua se do t’iu sigurohet një vendqëndrim posa të krijohen kushtet dhe të gjendet një hapësirë e re.