Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

NULL NULL
01/12/2021

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë sërish grevë tetëorëshe në të gjitha klinikat e ambulancat.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet që Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të ipen konform Ligjit mbi Greva.