Lajmet e fundit
Grevës së punëtorëve teknikë, iu kanë përgjigjur pozitivisht edhe punëtorët e shkollës “Ismail Qemali”, shkollë kjo që ka një numër të madh të nxënësve.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, përmes një lidhjeje direkte bëri të ditur se në këtë shkollë ndjekin mësimin rreth 3000 nxënës, e sipas tij, papastërtia mund të jetë më e madhe, transmeton Klankosova.tv.
“Komuna ka sjellë tre punëtorë teknikë nga shkolla ‘Medreseja’, ndërsa ajo që na u tha nga nxënësit, është se ata bashkë me mësimdhënësit kanë mbledhur mbeturinat”, u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se nxënësit kanë deklaruar se sot nuk e kanë pasur të mundur shkuarjen në tualete, pasi sipas tyre, të njëjtat ishin të papastra dhe kundërmonin.