Punëtorët e SpaceX me letër të hapur kundër postimeve të Elon Muskut në Twitter NULL NULL 24.06.2022 11:59 24.06.2022 11:59 Punëtorët e njërës prej kompanive të Elon Muskut, SpaceX, po e përgatisin një letër të hapur ku e kritikojnë shefin e tyre për postimet e tij në Twitter. Sipas një raportimi nga The Verge, punëtorët e kësaj kompanie kanë filluar ta hartojnë një letër të hapur që kritikon qasjen e Muskut në Twitter si shperqendruese dhe turpëruese për ta. Drafti i kësaj letre raportohet se po qarkullon brenda sistemit të brendshëm të bisedimit në këtë kompani, dhe duket sikur është një kërkesë formale që Musku të shkyçet nga ky rrjet social dhe t’i thërrasë mendjes. “Sjellja e Elonit në sferën publike ëshstë një burim i shpeshtë i shpërqendrimit dhe turpërimit për ne, posaçërisht në javët e fundit”, thuhet në letër sipas The Verge. “Si shef i yni ekzekutiv dhe si zëdhënësi më shquar, Eloni shihet si fytyra e SpaceX-it. Çdo postim i tij në Twitter de fakto e dërgon një deklaratë publike nga kompania”. “Është jetike që t’ua bëjmë të qartë ekipeve tona dhe bagazhit të talentit tonë potencial që mesazhet e tij nuk e reflektojnë punën, misionin dhe vlerat tona”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024