Punëtorët e “Pastërtia” në Ferizaj, s’e pranojnë rritjen e pagës prej 50 euro dhe shujtën (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 11.05.2023 20:30 nga Qendresa Bellagoshi 11.05.2023 20:30 Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Pastrimit “Pastërtia” në Ferizaj, nuk kanë rënë dakord me rritjen e pagës prej 50 eurosh, e as me shtesën për shujtë. Edhe pas takimit me kryetarin e komunës, Agim Aliun, ata nuk dolën me vendimin për ndërprerje të grevës, meqë këtë rritje e konsiderojnë të pamjaftueshme. Sipas komunarëve, aktualisht kaq kanë qenë mundësitë buxhetore, derisa janë në kërkim të tjetër zgjidhjeje, njofton Klan Kosova. Pos grevës, në ditët në vijim do ketë edhe protesta nga punonjësit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023