20:32, 15 Mars 2019

Asnjë nga punëtorët e Pallatit të Rinisë nuk mori pagë tash e tre muaj.

Andaj, ata pakënaqësinë e tyre janë nisur ta shprehin përmes protestës, pasi thonë se kjo që po u bëhet është padrejtësi, njofton Klan Kosova.

Zgjidhje për këtë problem, këta punëtorë po kërkojnë nga komuna, dhe nuk duan t’ia dinë për telashet e kësaj të fundit.

Ndërkaq, Shefshet Osmani, anëtarë i komisionit të aksionarëve të themeluar nga komuna, përmes telefonit i tha Klanit se problemi është tek Ministria e Financave, e cila nuk po i kryen obligimet për transferin e mjeteve në llogarinë e kësaj ndërmarrje.

Kronikë nga Qëndresa Bellagoshi.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë