Punëtorët e një dyqani të floktarisë tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar në momentin e shpërthimit në Bejrut (VIDEO) NULL NULL 09.08.2020 18:32 09.08.2020 18:32 Shpërthimi që ndodhi në Bejrut ishte katastrofal dhe dëmet janë shumë të mëdha. Stafi i një dyqani për prerjen dhe rregullimin e flokëve u tronditën nga shpërthimi i madh dhe thonë se janë të hutuar nga kujtimet gjatë momentit të shpërthimit, raporton BBC News. Një punëtor i dyqanit me emrin Abed, ka treguar përjetimet e tij gjatë sulmeve në Bejrut. “Isha i zënë me një klient derisa ndodhi shpërthimi i parë. Vrapova tek dera kryesore për të parë se çfarë është duke ndodhur, dhe derisa arrita tek dera ndodhi shpërthimi i dytë, në atë moment u përplasa rreth dhomës dhe e humba vetëdijen”. Ai ka thënë se është duke u rikuperuar nga lëndimet fizike por psikologjikisht do të jetë e vështirë që ta kaloj. “Nuk kam fjetur në tri ditët e fundit. Në çdo kohë kur i mbylli sytë më kujtohet zëri i kolegëve duke më thënë: “kthehu prapa Abed!”. Ajo se çka më shqetëson më së shumti është se ata e dinin për këtë material të rrezikshëm. Në tre sekonda ata ndryshuan fatin tonë. Në tre sekonda ata na shkatërruan neve, në tre sekonda pothuajse ata na masakruan”, raporton BBC përcjell Klan Kosova. Ndërsa pronarja e dyqanit është shprehur se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë shumë të madhe që i ngjante një tërmeti. “Sapo u zgjuam pas shpërthimit, ndjehesha e tmerrshme. Por, sapo hapa sytë e pash që isha gjakosur rëndë, kisha dhimbje në të gjithë trupin dhe nuk mund të ngrihesha në këmbë. Isha e merakosur për prindërit e mi sepse ata mund të mendonin që kam vdekur. Sa herë që i mbyllë sytë i hap përsëri shpejtë, sepse jam e frikësuar që ta shoh përsëri të njëjtën skenë.” “Every time I shut my eyes I open them again because I’m scared to see it all over again” Staff at a barber shop rocked by the huge explosion in Beirut say they are haunted by flashbacks Warning: Contains upsetting sceneshttps://t.co/hsdma6NGQz pic.twitter.com/5OfOA35dJ5 — BBC News (World) (@BBCWorld) August 9, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 3 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 3 minuta më parë