Punëtorët e KEDS-it duan të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë NULL NULL 01.04.2020 16:24 01.04.2020 16:24 Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it. Sindikalistët e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ata gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë. Hajdari i falënderoi punëtorët e KEDS-it të cilët po punojnë 24 orë për të siguruar energji të pandërprerë për qytetarët në këto rrethana të krijuara nga pandemia Covid-19. Ajo u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days