12:18, 19 Gusht 2019

Sot punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë mbajtur për herë të dytë brenda dy javëve një grevë një orëshe, nga ora 08:00 deri në 09:00.

Kryetari i Sindikatës së Aeroportit, Bashkim Latifi, ka paralajmëruar për nesër një grevë dy orëshe, ndërsa ka paralajmëruar masa më të ashpra nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.

“Nëse menaxhmenti nuk ulet me përfaqësuesit e zgjedhur të punëtorëve, pasnesër do të mbajmë grevë tetëditore”, ka thënë Latifi për klankosova.tv.

Latifi ka theksuar se sot tërë stafi i punëtorëve e ka mbajtur grevën një orëshe duke thënë se vetëm disa pjesëtarë të menaxhmentit nuk u janë bashkuar.

“Komplet ndërrimi ka qenë në grevë, kurse ata që kanë qenë në ditë të lira kanë ardhur dhe na janë bashkuar. Për një orë nuk janë ofruar shërbimet komerciale. Në këtë kohë kanë qenë të parapara që të mbahen shtatë fluturime por që janë shtyrë. Ka pasë shumë udhëtarë që u ka rënë të presin por ata i kanë kuptuar kërkesat e punëtorëve”.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh edhe pas grevës tërë ditore të paralajmëruar për të mërkurën, Latifi ka thënë se do të ulen si sindikatë që të shohin se si do të veprojnë më tutje.

“Do të ulen punëtorët dhe dhe do të dhënë mendimin se si do të shkohet tutje. Punëtorët e autoriuzojnë kuvedin e sindikatës dhe kuvendi thirrë kryesinë e sindikatës ku pastaj kryesia bashkë me kuvendin vendosin për hapa e mëtutjeshëm”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë