Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pugh: Nolani më kërkoi falje për rolin e vogël te “Oppenheimer”

NULL NULL
23.08.2023 18:35

Aktorja Florence Pugh ka thënë që regjisori Christopher Nolan i ka kërkuar falje për rolin e vogël që ia ka dhënë në filmin e tij të ri, “Oppenheimer”.

Pughi luan rolin e Jean Tatlockit, një anëtare e partisë komuniste që është në lidhje romantike me fizikanin, J. Robert Oppenheimer.

“Nuk dija vërtet se çfarë po ndodhte apo se çfarë po bëhej, pos që Chrisi vërtet donte që ta dija se nuk ishte rol shumë i madh dhe se ai do të më kuptonte nëse nuk do ta pranoja”, ka thënë Pugh.

“Dhe unë i thashë, ‘S’ka rëndësi. Edhe nëse jam kafebërëse prapa në dhomë, le ta bëjmë këtë”.

“Më kujtohet që ai pati kërkuar falje për madhësinë e rolit. Unë i thosha, “të lutem mos kërko falje!”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme