Publikuan vizatimin e profetit Muhamed, arrestohet katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi NULL NULL 01.07.2025 10:11 01.07.2025 10:11 Katër punonjës të revistës satirike turke “LeMan”, janë arrestuar pas publikimit të një vizatimi lidhur me profetin Muhamed, e ndaluar sipas ligjeve të Islamit. Ky veprim i revistës, u dënua nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, duke e quajtur atë “të paturpshëm”. Ai bëri të ditur se janë arrestuar kryeredaktori, dizajneri grafik, drejtori institucional dhe karikaturisti i revistës. Në një postim në X, revista “LeMan” mohoi se vizatimi ishte një karikaturë e profetit Muhamed, duke theksuar se “vepra nuk i referohet profetit Muhamed në asnjë mënyrë”. Ky incident ka shkaktuar protesta të mëdha në Stamboll, ku qindra njerëz janë grumbulluar përpara zyrave të revistës dhe kanë brohoritur slogane si “dhëmb për dhëmb, gjak për gjak, hakmarrje, hakmarrje”. Për të shpërndarë turmën, policët kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, njoftoi se është hapur një hetim për “fyerje publike të vlerave fetare”. Ai theksoi se, “Karikatura ose çfarëdo forme e paraqitjes pamore të profetit tonë jo vetëm që i dëmton vlerat tona fetare, por gjithashtu e dëmton paqen shoqërore”. Ai gjithashtu paralajmëroi se “hapat e nevojshëm ligjorë do të ndërmerren pa vonë” kundër revistës “LeMan”. Në përgjigje të situatës, ministri Yerlikaya publikoi video që tregojnë arrestimin e katër punonjësve të revistës dhe njoftoi se janë lëshuar urdhërarreste edhe për anëtarë të tjerë të menaxhmentit të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Milionat e BE-së në "duar" të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes 22 minuta më parë