Publikohet libri me poezi “Vjeshta është grua” i Ilire Zajmit

Publikohet libri me poezi “Vjeshta është grua” i Ilire Zajmit

NULL NULL
1 muaj më parë

Është bërë publikimi i antologjisë “Vjeshta është grua” i poeteshës Ilire Zajmi.

Ky libër është përmbledhje poezish e poetes së mirënjohur kosovare, në të cilën është përmbledhur krijimtaria poetike 25 vjeçare e saj.

Në programin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova, Zajmi ka shpalosur detaje nga publikimi i librit të saj më të ri.

Ky vëllim është bërë në kuadër të kolanës “SAFO” me kuratore Donika Dabishevci, ku pos këtij libri janë edhe katër të tjerë të poeteshave të ndryshme.

Kolana SAFO është projekt i Shtëpisë Botuese “Bard Books” që ka për qëllim publikimin dhe promovimin e poeteshave shqiptare, nëpërmjet përzgjedhjes së 50 poezive të secilës prej tyre, duke i dhënë kështu librit, karakterin e një antologjie personale. Pesë librat e parë të kësaj kolane i gjeni nëpër librari.

klankosova.tv