Publikohet kënga e padëgjuar më herët e Tom Petty-t, “There Goes Angela (Dream Away)"

Publikohet kënga e padëgjuar më herët e Tom Petty-t, “There Goes Angela (Dream Away)”

2 muaj më parë

Udhëheqësit e pronës së Tom Petty-t, e kanë publikuar një këngë të padëgjuar më parë të artistit, “There Goes Angela (Dream Away)”.

Këtë këngë, i ndjeri e kishte incizuar në kuadër të sesioneve “Wildfloëers”, dhe ky është një incizim përplot ndjeshmëri që i përshtatet këngëve të tjera të kësaj LP-je.

“Wallflowers” ishte paraparë si album i dyfishtë, mirëpo Petty ishte detyruar që ta shkurtonte duke eliminuar një mori këngësh nga lista.

Disa nga këngët e humbura kishin dalë në albumin filmic “She’s the One” më 1996, ndërkaq të tjerat nuk ishin dëgjuar kurrë në publik.

Më 2017, Petty kishte menduar që ta publikonte një set këngësh të “Wildflowers” që do ta rikthente vizionin fillestar të këtij albumi.