Publikohet fotografia e pllakës së varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeta II NULL NULL 24.09.2022 22:13 24.09.2022 22:13 Fotografia e parë e pllakës së varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeta II në kapelën Windsor, është publikuar këtë të premte nga Buckingham Palace. Pllaka e varrit është vendosur në dyshemenë e “George VI Memorial Chapel”, ku monarkja u varros të hënën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Guri është gdhendur në kujtim të Mbretëreshës, prindërve të saj dhe bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut. Ai zëvendëson një pllakë të mëparshme, kushtuar George VI dhe Nënës Mbretëreshë. Guri i sapo vendosur është rrethuar me lule dhe kurora për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës dhe është bërë prej mermeri të zi belg, i gdhendur me dorë me shkronja bronzi, për t’u përshtatur me pllakën e mëparshme. Familja Mbretërore është duke mbajtur një periudhë zie shtatëditore për Mbretëreshën Elizabeta II, e cila do të mbyllet të hënën. Në gurin e freskët janë të gdhendur emrat e mbretit “George VI 1895-1952” dhe Nënës mbretëreshë “Elizabeth 1900-2002”, të ndjekur nga një yll metalik Garter, dhe më pas emri i mbretëreshës së ndjerë “Elizabeth II 1926-2022” dhe emri i bashkëshortit princit “Philip 1921-2021”. Të katër anëtarët mbretërorë ishin anëtarë të Urdhrit të Garterit, urdhri më i lartë i kalorësisë në sistemin britanik të ndereve. Urdhri i kalorësisë daton që në kohët mesjetare dhe përbëhet nga monarku dhe figura të tjera të larta, duke përfshirë ish-kryeministra dhe ish-shefa ushtarakë. Mbretëresha Elizabeta II, u varros në një varrim privat të hënën, në “George VI Memorial Chapel” ku morën pjesë Mbreti Charles III dhe anëtarët e ngushtë të familjes. Që nga e enjtja, faltorja do të jetë e hapur për vizitorë çdo ditë duke përjashtuar të dielat, për të gjitha ata që dëshirojnë të shohin pllakën ku prehet Mbretëresha. Hyrja në kështjellë është 28,50 funta për të rriturit të shtunave dhe 26,50 funta në ditët e tjera. “Chapel” u porosit nga Mbretëresha në vitin 1962 si një vend varrimi për babain e saj Mbretin George VI dhe u projektua nga George Pace. Aneksi prej guri të zbehtë u shtua në anën veriore të ndërtesës pas rrugës North Quire dhe u përfundua në vitin 1969. Motra e mbretëreshës, Princesha Margaret, e cila vdiq në vitin 2002, u dogj dhe hiri i saj u vendos fillimisht në Kapelën Mbretërore të Shën Gjergjit, para se të zhvendosej në kishën përkujtimore të George VI. Arkivoli i Princit Philip, bashkëshortit të mbretëreshës, vetëm së fundmi është zhvendosur në Ëindsor. Princi vdiq në prill të vitit 2021, fillimisht ai u varros në Kasafortën Mbretërore, dhe më pas për t’u zhvendosur në kapelë, për t’u bashkuar me mbretëreshën e tij, pas vdekjes së saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 15 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 16 minuta më parë