Publikohet fotografia e paraburgimit të këngëtarit amerikan R Kelly NULL NULL 23.02.2019 13:26 23.02.2019 13:26 Pas raportimeve për 10 aktakuza të ngritura për abuzim seksual, është publikuar fotografia e paraburgimit të këngëtarit të njohur amerikan Robert Kelly. Akuzat ndaj autorit të këngës ‘I believe I can fly’ u ngritën në Chicago të Shteteve të Bashkuara, ndërsa gjyqtarët amerikanë kanë lëshuar urdhër arrest për të, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Nëpërmjet Twitter-it, avokati i tij mbrojtës, Michael Avenatti, e ka konfirmuar se këngëtari R. Kelly tani ndodhet në paraburgim. Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. R Kelly akuzohet për vepra të shumta të abuzimit seksual klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Foto nga vija e frontit: Trupat ukrainase përdorin sistem të shumëfishtë raketash për të qëlluar drejt linjave ruse 15 minuta më parë