Publikohet Doracaku për Procedurën Penale dhe Kontestimore NULL NULL 12.08.2015 16:23 12.08.2015 16:23 Ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, në një ceremoni ku u publikua Doracaku për Procedurën Penale dhe Kontestimore e organizuar nga USAID, ka thënë se ky doracak do të jetë në shërbim të të gjithë juristëve të Kosovës që merren me çështje penale. “Është një lajm i mirë për drejtësinë në Kosovë, për gjyqtarët, e në veçanti për ata që merren me çështjet penale, si dhe për ata që merren me çështje kontestimore. Ky po ashtu është lajm i mirë për qytetaret e Kosovës, pasi ata do të kenë mundësi të kenë shërbime më të mira, më profesionale dhe shërbime në frymën e ligjeve të cilat më herët janë miratuar te ne”, ka thënë Kuçi. Përmes një komunikate Ministria e Drejtësisë, ka bërë të ditura edhe objektivat e së ardhmes që Ministri Kuçi i ka theksuar në këtë ceremoni. “Në Kuadër të këtyre prioriteteve që kemi tash e tutje, kemi edhe rishikimin e sektorit të sigurisë, rishikimi nënkupton edhe kuptimin e rishikimit të legjislacionit, po edhe rishikimit të funksionimit institucional, dhe nëse në praktikë gjyqtarët dhe prokurorët tanë hasin pengesa në zbatimin e ligjeve të përmendura dhe te tjerave, ne do të jemi korrekt me këtë proces të rishikimit që ato t`i amandamentojmë, e në momente të caktuara të japim më qartë frymën e ligjeve çka edhe kemi menduar.” Kuçi është shprehur falënderues për punën që ka bërë USAID dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës për publikimin e doracakut për Procedurën Penale dhe Kontestimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë