Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohet albumi i Rugovës që tropojani 70-vjeçar ia la amanet Fatmira Hajdarit (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2023 21:51
Gruaja e Azem Hajdarit
Gruaja e Azem Hajdarit

Respekti dhe vlerësimi që shqiptarët kishin për Azemin nuk kishte kufij. Këtë e dëshmon edhe përkushtimi i një 70-vjeçari tropojan, i cili jetonte në Tiranë ku në njërën prej ditëve merr në telefon bashkëshorten e Azemit, Fatmirën dhe i tregon se ka për t’i dhuruar diçka.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, është transmetuar për herë të parë intervista e realizuar para disa vitesh e Fatmira Hajdarit, gruas së Azem Hajdarit, i cili ishte një prej personazheve më të rëndësishëm të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, e i cili rreth 25 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua.

Fatmira me patjetër e mirëpret 70-vjeçarin tropojan, i cili quhej Bajram Berisha, e që sot nuk jeton më.

“Nuk e harroj kurrë, ishte verë, temperatura ishte 38 gradë, i shkonin djersët, kishte ardhur me taksi dhe sapo u ul brenda, marr ujë shpejtë që të qetësohet ku me zor e mori veten dhe pasi u qetësua pak, më thotë mua, ‘e di pse erdha për vizitë në shtëpinë tënde’?”, tregoi Fatmira.

Në fakt, Bajram Berisha kishte një arsye të veçantë pse e donte këtë takim që u realizua në vitin 2004. Ai i kishte sjell Fatmirës dy albume, ku njëri ishte i familjes së Azemit dhe tjetri i familjes së Rugovës.

“Amanet më tha mua e ke, që t’ia çosh Ibrahim Rugovës. Nuk arrita, sepse nuk më ftuan asnjëherë, as në një përkujtimore në Kosovë, as në një eveniment, as sot e kësaj dite nuk më kanë ftuar, dhe ky album ngeli këtu në bibliotekën e Azemit”, u shpreh ajo.

Por, çfarë përmbanin këto albume, mund ta dëgjoni rrëfimin e Fatmirës në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.