Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.
Sipas kësaj ministrie, arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.
"Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.
Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore".
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Testit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit", njofton kjo ministri, transmeton Klankosova.tv.