Publikohen librat që ua lehtësojnë jetën autistëve (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 03.12.2021 20:33 nga Arbreshë Uka 03.12.2021 20:33 Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, organizata jo-qeveritare “Autizmi Flet” prezantoi dy librat e James Partington të përkthyera në gjuhën shqipe, të cilat janë me rëndësi të madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në fakt, njëri libër është udhëzues e tjetri protokoll, ku ky i fundit është individual për secilin fëmijë. Punonjësit e OJQ ” Autizimi Flet” thonë se këto dy botime do t’i shërbejnë edhe profesionistëve socialë se si duhet punuar me këta fëmijë në mënyrë që të arrihet progres. Mbështetje për barazi dhe përkrahje për kategori premtoi edhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama i cili mori pjesë në këtë ngjarje. Autizimi Flet synon që të mbledhë fonde në mënyrë që këto libra për ata që kanë nevojë të jepen falas.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023