Publikohen lehtësimet e reja, Rama: Nga nesër pensionistët mund të dalin NULL NULL 17.04.2020 17:28 17.04.2020 17:28 Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një videokonference në Facebook, njoftoi për masat e reja lehtësuese që do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, të gjitha lehtësimet do të jenë në varësi të situatës dhe nëse shifrat e të prekurve do të rriten atëherë do të kthehen masat e mëparshme. “Nesër pensionistët mund të dalin, jo për domino, por për ajrosje dhe ecje në krah jo më shumë se me një pensionist tjetër. Javën e ardhshme mund të merret një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë vetëm me një njeri brenda në sediljen e pasme që mund të jetë koleg pune”. “Nesër do të bëjmë një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti. Javën e ardhshme do të autorizojmë dhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore. Kemi hasur në ankesa legjitime për arsye shëndetësore. Javën e ardhshme do të punojnë lirisht nga ora 05:00-17:30 të gjithë ata që do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e E-Albania”. “Të gjithë administratorët në këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë, si dhe të mësojnë se cilat janë pasojat penale për shkelësit. Së katërti, do të fillojnë të përgatiten për t’u hapur edhe kategoritë e tjera që pritet të hapen – lista e të cilëve do të publikohet gjithashtu në E-Albania”. Në fund, kryeministri Rama deklaroi se pasojat për shkelësit e rregullave do të jenë shumë të rënda dhe të panegociueshme./A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024