Lajmet e fundit

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje lidhur me publikimin dhe shpërndarjen online të disa videove intime të filmuara në studion e tij muzikore.
Hila është paraqitur në polici rreth orës 20:00, pas një fletëthirrjeje të lëshuar më herët nga autoritetet për t’u paraqitur për të dhënë shpjegime lidhur me rastin.
Videot, të cilat janë shpërndarë në internet, përfshijnë persona të njohur. Rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së tyre janë bërë objekt i hetimit nga autoritetet, shkruan TopChannel transmeton Klankosova.tv
Më herët, Hila kishte reaguar publikisht pas daljes së videove, duke deklaruar se ishte i shokuar nga publikimi i tyre.
Ai ka pretenduar gjithashtu se është vetë viktimë e kësaj situate.
Për momentin, nuk ka të dhëna të tjera publike lidhur me përmbajtjen e dëshmisë së tij apo me hapat që do të ndërmarrin autoritetet pas marrjes në pyetje.