Lajmet e fundit
Ekspozimi i hershëm dhe i gjatë i fëmijëve ndaj telefonave, tabletëve dhe pajisjeve të tjera elektronike mund të ndikojë në zhvillimin e tyre gjuhësor, kognitiv dhe emocional.
Kështu ka thënë psikologu Dorjan Krasniqi në një diskutim në emisionin “Ora 7”, për ndikimin e ekraneve te fëmijët, duke theksuar se nga zero deri në dy vjeç rekomandohet që fëmijët të mos ekspozohen fare ndaj ekraneve.
Sipas tij, fëmijët në këtë moshë kanë nevojë për komunikim, lojë dhe ndërveprim me prindërit, familjen dhe bashkëmoshatarët, pasi ekrani i orienton më shumë drejt marrjes së informacionit sesa komunikimit.
“Fëmijët kanë nevojë për lodra, kanë nevojë për lojë, të jenë kreativë, të krijojnë lojëra me bashkëmoshatarët dhe të komunikojnë me familjen”, tha Krasniqi në Klan Kosova.