PSG mposht Berishën e Zenelin

PSG mposht Berishën e Zenelin

NULL NULL
1 muaj më parë

Paris Saint-Germain e ka fituar duelin e kësaj javë në kampionatin francez përball Reimsit.

2:0 ishte rezultati final, me dy golat e shënuar nga sulmuesi Icardi, njofton Klan Kosova.

Në këtë sfidë, për Reimsin luajtën edhe dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli.

Berisha ishte titullar dhe kompletoi 90 minuta brenda fushës. Ndërsa Zeneli u inkuadrua në pjesën e dytë.

PSG me këtë fitore tashmë numëron nëntë pikë pas pesë xhirosh, kurse Reims gjendet në pozitën e parafundit, me vetëm një pikë të fituar.