PSG me penallti e eliminon Liverpoolin nga ‘Champions’ NULL NULL 11.03.2025 23:42 11.03.2025 23:42 Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princave” në Paris, Liverpool triumfoi ndaj PSG-së, me një gol të vetëm në ndeshje. Edhe akti i dytë i zhvilluar sonte në “Anfield”, përfundoi me rezultatin e njejtë, veçse kësaj here ishin francezët ata që e tundën rrjetën, raporton Klankosova.tv. Realizimi i Ousmane Dembeles në minutën e 12-të, rezultoi të jetë determinues për 120 minuta, duke i hapur rrugë penalltive. Darwin Nunes nuk realizoi nga 11 metra, përderisa parisienët s’po gabonin në asnjë prej tyre. Vulën eliminimit të “The Reds” e dha humbja e penalltisë nga Curtis Jones. Vetëm Mohamed Salah realizoi për vendasit, kurse te Paris Saint Germani, gjuajtjet i ekzekutuan saktë, Vitinha, Ramos, Dembele dhe Doue. Ousmane Dembélé duke festuar para futbollistëve të Liverpoolit, pas kualifikimit në çerekfinale të UCL-së